Cara Delevingne humbet 50.000 ndjekës për shkak të R. Kelly

Cara Delevingne humbet 50.000 ndjekës për shkak të R. Kelly

Pas postimi për R. Kellyn në Instagram, Cara Delevingne ka humbur mijëra ndjekës në median sociale.

Ajo foli kundër këngëtarit që akuzohet për abuzim seksual me gra dhe vajza të mitura. Dhe modelja zbuloi se më shumë ne 50.000 fansa vendosën ta hiqnin nga Instagram për shkak të deklaratës.

“Mbarova dokumentarin për R. Kelly dhe jam aq e tronditur sa dhe e zemëruar. Mbështes të gjitha viktimat  e abuzimit të R. Kellyt dhe familjet e tyre. Ky njeri është një grabitqar që ushqehet me pushtet dhe sipas mendimit tim është shumë më i keq sesa Harvey Ëeinstein ndaj duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk po përpiqem ti krahasoj, por Harvey po hetohet ndërsa R. Kelly jo. 

Ne duhet të fajësojmë veten tonë për këtë situatë. E dija për akuzat po refuzoja ta kuptoj rëndësinë e sitiatës dhe vazhdoj të dëgjoj këngët  e tij,"-shkruajti Cara.

Ndërsa u rikthye me një postim të premten ku shkruajti: “Kam humbur 50.000 ndjekës pas deklaratës për R. Kelly. Çdo herë që them diçka reale, diçka që besoj me të vërtetë, diçka që të tjerët mund të mendojnë si të diskutueshme, diçka që i bën njerëzit të mendojnë, unë humbas ndjekës. Ndjekësit që humbas është e qartë se nuk ndajnë të njëjtin mendim me mua, por mbështesin idetë dhe veprimet e njerëzve që ecin prapa dhe jo përpara.”

EMISIONET