Shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar dhe ai kosovar,  reperi Capital T vjen me koncertin e ëndrrave në Tiranë. Eventi sipas tij do të jetë madhështor dhe do të angazhojë mbi 200 punonjës. Capital T do të interpretojë 20 këngë nga repertori i tij, ndërsa nuk do të mungojnë as të ftuarit.

Capital T: Tiranën e kemi zgjedhur për arsyen e vetme se është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Meqë është gjithëpërfshirës, kemi menduar ta startojmë këtu. Do të ketë shumë mysafirë, por momentalisht nuk kemi dashur të promovojmë asnjë, nuk kemi dashur të zbulojmë asnjë sepse mendojmë që fokusi duhet të jetë tek unë kurse mysafirët të jenë thjesht si surprizë.

Pas afro 10 vitesh karrierë për të është momenti i duhur për të relizuar këtë koncert për fansat që do të mbahet në Sheshin Nënë Tereza.

Capital T: Si projekt, si dicka më e vecantë prej performancave më herët normal, është një ëndërr shumë e hershme, po mendoj që ka qenë momenti i duhur për të bërë dicka në vitin 2019 pas një eksperience të madhe, shumë koncerteve të ndryshme që i kam dhënë deri tani. Edhe  në industrinë e muzikës ka qenë momenti i duhur për të ardhur me dicka të tillë.

Koncerti i Capital T që premton të sjellë shumë surpriza për dashamirësit e artit të tij do të mbahet në datën 19 shtator.

/Ora News.tv/