Gazetari Arian Çani i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, duke përmendur pikat më të forta të kryeministrit Edi Rama, thotë se ai është njeriu me lidhjet më të fuqishme në planet dhe Sorosi është pika më e fortë e tij.

Çani: A e dini ju kush e drejton sot Shqipërinë? Është njeriu me lidhjet më të fuqishme në planet. I ka bërë duke investuar që kurse ka qenë në opozitë. Sorosi është pika më e fortë e tij. Sorosi përfaqëson interesat amerikane në shumë vende të botës.

Myftaraj: Sorosi kudo ku hyri i shkatërroi interesat amerikane.

Çani: Unë kam thënë që ky njeri do të jetë në pushtet minimumi edhe 30 vite të tjera. Është njeriu që nga mëngjesi deri në mëngjesin tjetër është duke menaxhuar pikat e dobëtat të kundërshtarëve të vet. Kështu bëri me Nanon, kështu bëri me Metën. I hodhi të gjithë. Duhet t'ia pranojmë këtë epërsi. Është çudi e madhe se pse është kaq demokrat.


/Ora News.tv/