Gazetari Arian Çani i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, bëri një krahasim midis kryeministrit Rama si kryeministër i 33-të i Shqipërisë dhe moshës së Jezu Krishtit, duke deklaruar me ironi se ai po sakrifikohet për të varfrit.

Çani: Le të kujtojmë që Rama pavarësisht se çfarë thuhet lart e poshtë i ka rënë numri 33 si kryeministër i Shqipërisë. Numri i vdekjes së Jezu Krishtit, mbretit të varfërve.

Rama vjen si misionar, ka një mision. Tani më ndodh që të jetë kryeministri i 33-të. Në kohë moderne nuk ka kohë të kryqëzohesh, kryqëzimi i tij është kjo që po bën; sakrificën për të varfrit.


/Ora News.tv/