Candreva bind Spalettin, Inter i ofron kontratë të re

Candreva bind Spalettin, Inter i ofron kontratë të re

E ardhmja e Antonio Candreva do të jetë tek Interi. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit zikaltër do i ofrojnë një rinovim kontrate sulmuesit italian.

Duke iu referuar "Sky Sport Italia" Interi ka nisur bisedimet me Candrevën dhe pritet t'i ofroj një kontratë të re që skadon në qershor 2021. Një sinjal ky që nxjerr nga merkato anësorin që në këtë sezon është aktivizuar në 36 ndeshje, ku ka dhuruar dhe 8 asiste.

Italiani u bashkua me Interin nga Lazio në vitin 2016 për 22 milionë euro.

EMISIONET