"Buzëqesh" Bayern, Dortmund vazhdon revanshin

"Buzëqesh" Bayern, Dortmund vazhdon revanshin

Bayern Munich është rikthyer tek fitorja pas katër ndeshjeve thatësirë. Në javën e 8-të të Bundesligës, kampionët në fuqi të Gjermanisë iu imponuan 3-1 Wolfsburgut.

Dominimi i të besuarve të Niko Kovac ishte i dukshëm, me Lewandowski me shokë që lëshuan një breshëri gjuajtjesh (11 goditje) drejt portës së Casteels, i cili nuk arriti t'i bëjë ballë vetëm 3 prej tyre. Në këtë takim Robert Lewandowski shënoi në dy raste emrin në listën e golashënuesve, me polakun që shënoi në minutat 30-të dhe 49-të, ndërsa llogaritë i mbylli mesfushori James Rodriguez 18 minuta përpara fundit.

Rrjeta e Weghorst në minutën e 63-të mjaftoi vetëm për statistikë. Ndërkohë fitore kanë arritur dhe liderit aktual të Bundesligës, Borusia Dortmund, me verdhezinjtë që mposhtën me "poker" 4-0 Stuttgart. Sancho, Reus dhe Phillipp ishin autorët e golave, ndërsa në këtë listë nuk mund të mungonte emri i spanjollit Paco. Fitore arriti dhe Hoffenheim që mposhti në transfertë 3-1 Nurnberg, ndërsa Bayern Leverkusen-Hanovver u mbyll në barazim 2-2. Një pikë ndanë edhe Augsburg dhe Leipzig pasi barazuan 0-0.

Pas kësaj jave Bundesliga udhëhiqet nga Dormund me 20 pikë, i ndjekur nga Bayern Munich me katër pikë më pak.

EMISIONET