Buxhuku: Në Shqipëri, kompanitë e sigurimeve funksionojnë me polici si shtetërore

Buxhuku: Në Shqipëri, kompanitë e sigurimeve funksionojnë me

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku i ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se ekonomia shqiptare është e ngurtësuar dhe tregjet bazë të saj funksionojnë si kompani shtetërore, duke përmendur këtu tregun e sigurimeve të automjeteve që sipas tij, paratë për kompanitë private i "mbledh" policia.

Buxhuku: Një është pesha fiskale. E dyta, tregjet shqiptare nuk janë konkurrente. Një treg i lirë pa konkurrencë praktikisht është treg socialist, i cili mbahet në këmbë ose me ligj ose me çmime fikse të kontrolluara nga shteti është grupet. Ngarkesa që ne kemi nga Eurobondi është përdorimi sot i buxhetit të 10-15 viteve. Ti po ha sot farën që mund ta mbjellësh. Këtu është teoria që pas meje kiameti u bëftë. 

Ekonomia shqiptare nuk funksionon mbi konkurrencën. Kemi tregje shumë të rëndësishme që funksionojnë si ndërmarrje shtetërore. E dini ju që kompanitë e sigurimit mbi 70% të fitimeve e kanë me ligj shteti, me polici që është sigurimi i detyrueshëm. Kjo është ndërmarrje shtetërore me sigurim privat. Marrim tregun e energjisë elektrike. Janë ndërtuar 150 HEC-e të reja, atyre ju blihet energjia me çmim fiks. OSHE ka paguar 16% më lart se çmimi i tregut. Tregjet bazë të ekonomisë së vendit i ke të bllokuar. Ne kemi ekonomi të ngurtësuar, kemi ekonomi shtetërore. 


EMISIONET