Olti Rrumbullaku, ekspert për ekonominë tha në studion e “Ekopolitikë” me Aurora Sulçen se pjesa fiskale vazhdon të konsolidohet dhe kjo i jep shtetit për të rritur shpenzimet.

Rrumbullaku tha se kuadri makorekonomik është i qëndrueshëm.

Olti Rrumbullaku: Kuadri makorekonomik është i qëndrueshëm. Kemi vitin e shkuar 2016 që kishim për herë të parë një lloj të kufizimit të qeverisë për të shpenzuar.

Kuadri ka disa parametra. Ajo që për mua është e kënaqshme është pjesa fiskale që vazhdon të konsolidohet dhe kjo i jep më shumë mundësi shtetit për të shpenzuar. Te pjesa e të ardhurave kemi qenë relativisht mirë. Ky vit është ambicion në pjesën e shpenzimeve.

/Ora News.tv/