Buta flet për të kaluarën me probleme serioze ku vëllai i tij përfundoi në burg

Buta flet për të kaluarën me probleme serioze ku vëllai i

Reperi më i ri shqiptar, Buta që ka disa kohë që po sjell këngë të mira dhe të pëlqyera për ndjekësit e tij.

Ka pothuajse një vit që ka shpërthyer me hitet dhe tekstet e tij, gjë që e bën të marrë vëmendje për të ditur si ka qenë e kaluara e tij.

Në një intervistë për Elitë Show, ai ka treguar sa e vështirë ka qenë pasi kishte probleme serioze, ku për shkak të tyre vëllai i tij ka përfunduar në burg për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, dënim që tashmë e ka përfunduar.

Buta: Kemi patur probleme të mahallës, deri para 2014 kanë përfunduar të gjitha. Nuk kam qenë në probleme të rrihem, por më serioze. Kemi qenë në bela, jo me familje me gjak, por me shoqëri me probleme. Kam shokë që kanë vdekur, kam shokë që kanë qenë në burg, vëllai im ka qenë në burg. Janë munduar të mos më përzijnë se e kanë parë që kam patur talent, por nuk kemi patur ku të shkojmë.

EMISIONET