Shqipëria propozon ndalimin e eksportit të armëve të lehta në vendet që janë konflikt. Gjatë takimit të grupit kordinues për trafikimin e armëve të paligjshme  në Ballkanin Perëndimor, ministri Bushati nënvizoi rëndësinë e një strategjie të përbashkët në këtë betejë.

Bushati: Besojmë se ekziston një kombinimn faktorësh që çojnë në keqpërdorimin, trafikimin dhe tranferimin e paligjshëm të armëve. Të gjitha vendet tona të ndalojnë rreptësisht eksportin e armëve të lehta në vendet në konflikt dhe të unifikojnë qëndrimet dhe bazën legjislative.

Nga ana e tij Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, solli në vëmendje vitin 1997, duke e cilësuar një tragjedi për Shqipërinë.

Sipas tij, shpërndarja e armëve solli dhe një rritje të kriminalitetit.

Xhafaj: Ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë fatkeqësi me humbje jetësh njerëzore si dhe zhvillimin e tregut të trafikut të armëve edhe nga vendi ynë. Kishim mesatarsisht 119 vrasje me armë zjarri  dhe 167 plagosje të rënda me armë në një vit. Në vitet 2014-2017, këto tregues zbritën në 69 vrasje dhe 136 plagosje.

Për më shumë se 6 orë, ekspertët kanë diskutuar në mbledhje mbi strategjitë që duhet të ndiqen në këtë fushë, ndërsa është theksuar si domosdoshmëri shkëmbimi i informacionit mes vendeve të rajonit me qëllim luftën ndaj krimit të organizuar.

/Ora News.tv/