Bushati: Shpresoj që llogaria e Bashës të jetë hakuar, s'mund të shpjegohet ndryshe

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati iu përgjigj po në Twitter kreut të opozitës, Basha pasi ky i fundit vlerësoi deklaratat e ministrit të Brendshëm italian, Salvini për luftën ndaj mafies, duke nënvizuar se era e ndryshimit do të vinte edhe këtej Adriatikut.

Kryediplomati Bushati thotë se shpreson që llogaria e liderit të opozitës të jetë hakuar.

Bushati: Me të vërtetë shpresoj se llogaria e udhëheqësit të opozitës shqiptare është sulmuar, përndryshe askush nuk mund të shpjegojë këto komente nxitëse të Lulzim Bashës kundër popullit dhe vendit të tij. E turpshme! 

EMISIONET