Të ftuar në emisionin "Arena" në RTV Ora, deputeti Lefter Maliqi dhe kreu i Aleancës Demokristiane Zef Bushati kanë replikuar me njëri-tjetrin në lidhje me 30 qershorin.

Bushati tha se nuk duhet bërë thirrje që njerëzit të mos shkojnë të votojnë, pasi është antiligjore.

Pjesë nga diskutimi: 

Bushati: A mund të themi që me datën 30 duhet të zbatohet ligji, atë datën e zgjedhjeve nuk e ka vendosur Edi Rama, as Lulzim Basha, as Ilir Meta, as Ruçi, e ka caktuar ligji.

Maliqi: Edhe unë po i bëj thirrje popullit, që me datën 30 edhe ju socialistë të zhgënjyer nuk duhet të vini të votoni.

Bushati: Ti je antiligjor more, ti shkel ligjin.

Maliqi: S'ka lidhje, të mos shkojnë të votojnë.

Bushati: Ti flet kundër ligjit.

Maliqi: Kë do të votojnë?

Bushati: Mos të votojnë more, më mirë është të mos votosh sesa të shkelësh ligjin. Ti po shkel ligjin. Ti je njeri shumë konfliktual.

/Ora News.tv/