Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ftuar në emisionin "Tempora" tha se nuk e ka parë vetën kurban i askujt. 

Pjesë nga biseda

Bushati: Protesta e studentëve shkundi ambientin relativisht të ndotur.

Meço: Ju bëri edhe ju kurban, ikjet nga qeveria me atë kohën përkuan?

Bushati: Nuk e kam konsideruar veten kurban të askujt dhe jo më të studentëve. Kam dhënë mësim dhe jap mësim në Fakultete. I frekuentoj shpesh ato dhe një pjesë e pikëpamjeve të mia konvergojnë me një pjesë të pikëpamjeve të studentëve.


/Ora News.tv/