Në kuadër të ministerialit të OSBE-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Ministrin për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, njëkohësisht Kancelar i zgjedhur të Austrisë, Sebastian Kurz.  

Biseda u përqëndrua tek perspektiva evropiane e Shqipērisë, duke pasur parasysh se Austria ka presidencën BE-së vitin e ardhshëm. Ministrat diskutuan gjithashtu për çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe bashkëpunimin ekonomik. Bashkëbiseduesit u ndalën dhe tek aktivitetet e përbashkëta në kuadër të vitit kukturor Shqipëri-Austri 2018.

Ministri Bushati e njohu Kurz me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare duke u ndalur sidomos tek reforma në drejtësi dhe proçesi i vettingut. Ai u shpreh se Shqiperia e shikon nisjen e bisedimeve për anëtarësim si fillimin e rrugëtimit evropian të vendit.

/Ora News.tv/