Një burrë u qëllua për vdekje teksa priste të birin të dilte nga shkolla.

Makina me të cilin ai u qëllua u mbulua me xhaketat e mësuesve në mënyrë që nxënësit të mos mund të shihnin skenën e vrasjes.

Jim Donegan, rreth të 40-ve, u vra duke pritur djalin e tij 13 vjeçar jashtë shkollës "Grammar" në perëndim të Belfastit, kryeqyteti i Irlandës.

Ai u qëllua disa herë, përfshirë edhe një plumb në kokë, të martën pasdite, shkruan BBC. Policia beson se ai u qëllua nga një i armatosur i vetmuar.

Drejtori i shkollës tha se nxënësit "duhej të ecnin përtej skenës".

Fiona Crookes, drejtoreshë e Shkollës, u shpreh se djali i viktimës ishte përparësi e stafit, pasi ai po shkonte drejt makinës për të takuar të atin.

"E morëm atë dhe e sollëm përsëri në shkollë. Policia la nënën e tij të kalonte përmes kordonit".

"Fytyra e dobët e tij ishte aq tronditëse - absolutisht e tmerrshme".

Ajo tha: "Nuk është diçka që duhet të bësh çdo ditë. Vjen një moment dhe e kupton që siguria e nxënësve është më e rëndësishmja. Duhet të qëndronim të qetë dhe t'i largonim menjëherë nga vendi i ngjarjes".

/Ora News.tv/