Një burrë që hodhi bishtin e cigares në tokës është ndjekur për më shumë se 5 minuta nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve në Liverpul me qëllimin që të merrte një gjobë.

Kur erdhi oficerja, ai refuzonte të jepte detajet e identitetit të tij ndërsa ngjarja është filmuar nga një anëtar i grupit të fushatës kundër mbeturinave.

Ajo bënte telefonata vazhdimisht duke kërkuar përforcime ndërsa ai vazhdonte ta injoronte, por në përfundim u detyrua ta linte rastin pasi ai hyri në një qendër tregtare.

Pamjet u publikuan online nga shoqata e mbrojtjes së ambientit ‘Kingdom’ që tregonte se oficerët nuk mund të bëjnë asgjë nëse njerëzit refundojnë të japin detajet e tyre.

Në video është i paqartë momenti ku ai hedh bishtin e cigares në tokë dhe ka disa komente në rrjete sociale se ai mund ta ketë pirë në një ambient që nuk lejohej.

Ndërkohë shoqata ‘Kingdom’ përsërit vazhdimisht se njerëzit të cilët bëjnë këto veprime duhet të gjobiten.

/Ora News.tv/