Burgoset babai, ushqeu fëmijët vetëm me Coca-Cola

Burgoset babai, ushqeu fëmijët vetëm me Coca-Cola

Një babai është burgosur pasi ushqeu dy djemtë e tij, 3 dhe 4 vjeç, vetëm me Coca-Cola, tha avokatja e fëmijëve në Francë.

"Babai, i cili nuk di të lexojë, të shkruajë apo të bëjë llogari, nuk e kupton seriozitetin e situatës dhe harxhoi të gjitha paratë e ndihmës sociale në alkool,"-tha të mërkurën Carole Papon, përfaqësuese e Shoqatës Viktima Franceze 87.

Pasi mori ndihmën sociale, brenda disa ditësh familja nuk kishte asgjë për të ngrënë.

"Ata kishin vetëm Coca-Cola për të pirë,"-shtoi avokatja.

Babai, i cili raportohet se ushtronte dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve të tij, u burgos për tre muaj në Limoges.

Djali më i madh duhej të hiqte 7 dhëmbë për shkak të sheqerit dhe i vogli nuk mund të fliste.

Të dy janë marrë nën kujdes dhe po ushqehem me mish e perime.

"Nuk kishte asgjë në banesën e tyre,"-tha zëvendës prokurori publik, Bruno Robinet. "Nuk kishte frigorifer, fëmijët flinin në një dyshek pa mbulesë dhe nuk kishin lodra. Babi i tyre i ushqente vetëm me ëmbëlsira dhe Coca-Cola."

EMISIONET