Burgosen për 30 vite për abort, lirohen nga qelitë tri gra

Tri gra të burgosura për 30 vjet, të akuzuar për abort të janë liruar nga gjykata supreme e El Salvadorit.

 Të tria gratë kishin kaluar për gati 10 vite në burg për akuza të rënda të vrasjes pasi abortuan foshnjat e tyre, ndërsa të gjitha pohuan se kishin pasur dështime të fetusit.

Maria del Transito Orellana dhe Alba Rodriguez kaluar 9 vjet në burg, ndërsa Cinthia Rodriguez u burgos për më shumë se 11 vjet.

Gjykata e Lartë e El Salvadorit të enjten ka ndryshuar dënimet 30-vjeçare të të tria grave, duke e zvogëluar ndëshkimin e tyre dhe duke kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.

Kur dolën nga burgu në Llopango jashtë San Salvadorit, gratë u përshëndetën me brohoritje me zë të lartë nga grupet e të drejtave të njeriut dhe të afërmit e tyre.

Njëra nga gratë mbeti shtatzënë pasi u përdhunua ndërsa një tjetër ishte viktimë e dhunës në familje.

EMISIONET