Tronditet Arsenali, "burg përjetë" për Shkodran Mustafin

Gabimi trashanik ndaj Crystal Palace pritet t'i kushtojë shtrenjtë mbrojtësit të Arsenal, Shkodran Mustafi. Futbollisti me origjinë shqiptare, por që përfaqëson ngjyrat e Gjermanisë, ishte protagonist në distafën 3-2 të Arsenalit.

Në një moment ku rezultati ishte 1-1, Mustafi gaboi koordinatat, duke i lënë hapërisa sulmuesit, Zaha për të tundur rrjetën. Menjëherë pas këtij episodi, një grup tifozësh të "topçinjve" kanë nisur një peticion ku kërkohet "burgimi përjetë" i Mustafit.

Për të konkretizuar këtë ide, krijuesit e peticionit kërkojnë 500 firma, numër aspak i vështirë për tu arritur. Gjithsesi, gjithçka është në kuadër të një shakaje, por e vështirë se mund të tingullojë e tillë te drejtuesit dhe stafi teknik.

Qendërmbrojtësi mund të humbasë vendin e titullarit te Arsenal, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ky gabim t'i kushtojë Arsenalit kualifikimin në UEFA Champions League.

EMISIONET