Bundesliga/ Wolfsburg përmbys Leverkusen për të marrë kreun

Bundesliga/ Wolfsburg përmbys Leverkusen për të marrë kreun

Wolfsburg është lideri aktual i Bundesligës gjermane, me "Ujqërit" që fituan me përmbysje takimin e javës së dytë, atë përballë Bayer Leverkusen. Edhe pse në "BayArena" ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh, me anë të Bailey, autogoli i Ozcan dhe golat e Weghorst e Steffen i dhanë fitoren e dytë në po aq ndeshje Wolfsburgut.

Fitore arriti dhe Hoffenheim dhe Werder Bremen që mposhten respektivisht Freiburg 3-1 dhe Eintracht Frankfurt 2-1.  Ndërkohë në barazim 1-1 përfunduar sfidat mes Ausburgut dhe B. Monchengladbach dhe Nurnberg-Mainz.

Mbrëmja e sotme në futbollin gjerman mbyllet me sfidën e orës 18:30 atë mes Stuttgart dhe Bayern Munich.

EMISIONET