Bundesliga/ Dortmund plus shtatë nga ndjekësit, Bayern bën "vetëvrasje"

Bundesliga/ Dortmund plus shtatë nga ndjekësit, Bayern bën

Borussia Dortmund nuk njeh rival në Bundesligë. Pasi mposhti Bayern Munich, verdhezinjtë iu imponuan Mainzit në javën e 12-të, duke qëndruar e pashqetësuar në krye. Alcacer e Piszczek ishin autorët e golave, ndërkohë që rrjeta e Quaison shërbeu vetëm për statistikë.

Barazim drithërues për kampionët në fuqi të Bayern Munich, që u ndalën në shtëpi nga Dusseldorf me shifrat 3-3. Sule dhe dopieta e Muller po i jepnin fitoren e 7-të bavarezëve në këtë sezon, por rrjeta e Lukebakio në minutën e 3-të shtesë ia mohoi diçka të tillë. Edhe dy golat e tjetër mbajnë firmën e mesfushorit belg, me 21 vjeçarin që kompletoi një tripletë fantastike ndaj kampionëve.

Një barazim "vetëvrasës" për të besuarit e Nico Kovac, që qëndrojnë në vendin e 5-të me 21 pikë, -9 nga kryesuesit e Dortmund.

Ruan formën fantastike edhe Eintrach Frankfurt, që fitoi në transfertën e Augsburg me shifrat 3-1. Pas kësaj fitoreje, Eintracht mban hapin e Dortmund, teksa numëron 23 pikë në vendin e dytë.

Spektakolar edhe takimi i Berlinit, me Hertën që arriti t'i marrë një pikë Hoffenhaim, pas barazimit 3-3. Demirbay dhe Kramaric kaluan në avantazh miqtë, përpara se Ibisevic të ngushtonte distancat. Megjithatë, Bicakcic në minutën e 55-të thelloi shifrat në 3-1, por reagimi i vendasve erdhi me anë të Leckie e Lazaro, që i dhanë një pikë shokëve të ekipit.

Fitore minimale për Wolfsburg që mposhti në shtëpi 1-0 Leipzig. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Roussillon në minutën e 5-të të pjesës së dytë. Sipari i ndeshjeve të sotme në Gjermani mbyllet nga takimi i orës 18:30, Shalke 04-Nurnberg.


EMISIONET