Një 27-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij në Shupenzë.

I riu me inicialet E.T., u transportua në spitalin e Peshkopisë në gjëndje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërroi jetë.

"Në njësinë administrative Shupenzë, rreth orës 17.30, në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi E.T, rreth 27 vjeç. Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Peshkopisë në gjëndje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka humbur jetën,"-raporton e Dibrës.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/Ora News.tv/