Bora dhe era “paralizojnë” Bulqizën, ngrica në rrugë

Bora dhe era “paralizojnë” Bulqizën, ngrica në

Një stuhi ere dhe dëborë përfshiu vendin këtë të enjte edhe pse zyrtarisht jemi në stinën e pranverës.  Në Bulqizë, lëvizja thuajse ëstë paralizuar, ndërsa në Kukës, temperaturat zbritën nën zero. Në rrugët nacionale ka prezencë akulli e dëbore, ndaj kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve. 

Një stuhi e fuqishme ere dhe dëbore përfshiu Bulqizën këtë të enjte.

Temperaturat janë me disa gradë dhe lëvizja në qytet thuajse u paralizua.

Bora arriti deri në 10 centimetra në pak minuta, dhe policia u kërkon drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes në rrugë për shkak të ngricave dhe erës së fortë.

Edhe pse zyrtarisht jemi në pranverë, moti i keq me reshje dëbore ka pëfshirë të gjithë verilindjen e vendit.

Në Peshkopi, dëbora ka mbuluar çatite e banesave por nuk ka shkaktuar problematika as në zonat malore ku arrin deri në 35 cm.   

Në Kukës, reshjet e dëborë u rikthyen në mëngjes me intensitet të lartë, ndërsa temperaturat zbritën deri në minus 2 gradë.

Në Rrugën e Kombit ka dëborë dhe prezencë akulli, por lëvizja vijon normalisht. Policia kërkon kujdes. 

Qarkullimi nuk është ndërprerë as në rrugët e tjera, që lidhin Kukësin me Hasin, Peshkopinë dhe Pukën. 

Policia rrugore e patrullimit të autostradës ka ngritur postblloqe në disa segmente, ndërsa firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve kanë nxjerrë mjetet në gadishmëri.

Rruga Kolsh-Qaf-Shllak kërkon përdorimin e zinxhirëve.

Në zonat rurale ka pasur ndërprerje të energjisë, por nuk raportohen emergjenca.

Në qarkun e Kukësit dëbora varion nga 5 cm në qytet, deri në 50 në zonën e Valbonës.

Në Qarkun e Shkodrës, aksi rrugor Shkodër-Theth është i bllokuar në Qafë Thore pasi ka rreth 2.5 m dëbore.

Aksi rrugor Qafa e Bordolecit-Vermosh ka rreth 40 cm dëborë dhe kalimi i automjeteve bëhet me zinxhirë.

Prej ditës mërkurë reshjet e dëborës u rikthyen edhe në Dardhë të Korçës, ku arriti disa cm trashësi, por pa shkaktuar problematika në lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve.

 

EMISIONET