Bulevardi i Ri, një tjetër vatër proteste
Një tjetër vatër proteste.
Banorët e Bregut të Lumit, që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri janë ngritur në protestë.
Por si kurrë më parë qytetarët janë zgjuar nën dhunë dhe terror.
Ora 6 e mëngjesit dhe banorët janë ngritur nga gjumi nën presionin e policisë.
“Shpejt, shpejt.”
Gaz lotsjellës brenda në shtëpitë e banorëve. Edhe gjakosje.
Rezistencën banorët e kanë paguar me shoqërime në polici dhe pas përplasjeve disa prej tyre kanë përfunduar në spitalin ushtarak.
“Unë e kam kamën copë, copë. Dy gocat i kam në komisariat. Shtëpitë po më prishen. Na kanë dhunuar barbarisht."
Opozita denoncon dhunën e ushtruar ndaj banorëve, ndërkohë policia njofton se edhe nga radhët e saj ka të lënduar pas përplasjes me banorët.
E pas banorëve radhën e kishin mediat, të cilat u penguan në punën e tyre.