"Bukë e mykur dhe mish i kalbur në mensë! Gjimnazit të njohur i del nami për keq

Emri i një prej gjimnazeve të Kinës është “shkatërruar” pasi në kuzhinën e mensës janë zbuluar ushqime të mykura.

Bukë e mykur, mish i kalbur dhe ushqime të prishura deti u gjetën në Shkollën e Mesme Eksperimentale “Chengdu No.7”. Skandali u zbuluar nga një grup prindërish që ishin të ftuar në një event të shkollës. Nuk dihet se cfarë i bëri të ndalojnë në mensën e shkollës, por nëntorin e kaluar shumë fëmijë shkuan në shtëpi me dhimbje stomaku, kapsllëk dhe sëmundje të tjera.

Një prej prindërve rrëfeu për BBC se ushqimi dukej i shpifur dhe e krahasoi me llucë derri. Shkolla ka kërkuar falje duke thënë se të gjithë ndihen shumë të turpëruar nga kjo ngjarje.

Skandalet e sigurisë së ushqimit nuk janë të pazakonta në Kinë dhe autoritetet mundohen gjithmonë të qetësojnë zemërimin publik.

EMISIONET