Këngëtari i njohur i muzikës popullore shqiptare, Bujar Qamili ka treguar një histori që i ka ndodhur së fundmi në Londër.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Ora News, ai zbuloi një të papritur që i kishte ndodhur në koncert, ku një grua i kishte shkruajtur numrin e celularit në para. Por përgjigja e tij është epike.

Bujar Qamili: Kësaj rradhe që isha në Londër, ma kishte shkruar numrin e telefonit një grua në 10 paund. Unë mora me e hedh tek orkestra, më tha mos e ço atje se ka diçka brenda.

Besmir Metani: E more ti?

Bujar Qamili: E mora. Kur të vi herën tjetër i thashë, bëje 100. Pastaj herës tjetër flasim.

/Ora News.tv/