Gianluigi Buffon nuk di të ndalet. 40 vjeçari i cili fundjavën e shkuar i dha lamtumirë skuadrës së Juventusit ka kryer seacën e parë të bisedimeve me drejtuesit e Paris Saint Germain.

Siç aludojnë mediat franceze, bisedimet midis palëve kanë shkuar mjaft mirë ndërkohë që pritet që Buffon të firmos një kontratë dy vjeçare me kampionët francez.

Në Paris, Buffon do të bashkohet me shokun e kombëtares italiane, Marco Verratti.

Ai kaloi 17 vjet tek Juventus dhe fitoi shtatë tituj të njëpasnjëshëm Serie A.

/Ora News.tv/