Buffon largohet nga futbolli, Juventus "në sulm" për gardianin e ri

Buffon largohet nga futbolli, Juventus "në sulm" për

Me Gianluiggi Buffon që po planifikon të varë këpucët në gozhdë që këtë verë, dhe me Wojciech Szczesny që shpesh duhet të lihet pushim, Juventus është duke përgatitur terrenin për të blinduar portën e tyre.

Polaku i blerë nga Arsenal po zëvendëson në mënyrë më të mirë Buffon-in,  por drejtuesit e "Zonjës së Vjetër"  janë duke menduar për transferimin e një portieri i cili do të jetë rezervë e polakut.

Në listën e bardhezinjve janë tre emra të njohur në futbollin italian.

I pari në listë është 31-vjeçari Andrea Consigli i cili aktualisht luan tek Sassuolo dhe është në përfundim të kontratës.

Në listën e ‘Zonjës së Vjetër’ është edhe veterani 35-vjeçar Federico Marchetti i lënë në hije nga Thomas Strakosha që ka blinduar portën e Lazios.

Ndërkohë në listë ndodhet edhe talenti i Venezia, Emil Audero, me 21 vjeçarin që është lojtar i lirë, pas falimentimit të klubit bardhekuq.



EMISIONET