Gianluigi Buffon mendon se pasardhësi i tij i denjë për Juventusin është bashkëlojtari i tij tek kombëtarja italiane, Gianluigi Donnarumma.

Në një rrëfim për “Gazzeta dello Sport”, numri 1 i portës bardhezi, i ka dërguar sms portierit të talentuar Donnarumma, ku i bën thirrje që t’i bashkohet Juves, pasi nuk do të pendohet.

I pyetur se çfarë do t'i këshillonte Donnarummës, Buffon u përgjigj duke thënë:

“Ehhh, me Juventusin nuk gabohet kurrë. Xhixhos nuk mund t’i jap këshilla, sepse nuk jam në situatën e tij. Nuk e di lidhjen që ka me Milanin. Mund t’i thosha diçka, siç kam bërë në kombëtare, por dua të theksoj se e rëndësishme është ajo që ndjen në zemër”.

/Ora News.tv/