BSH: Sistemi bankar nuk e mbështet financimin e sektorit bujqësor

BSH: Sistemi bankar nuk e mbështet financimin e sektorit bujqësor

Kreditimi i bankave për ndërmarrjet bujqësore në vend mbetet në nivele minimale duke krijuar vështirësi për zhvillimin  e këtij sektori. Në një vrojtim të realizuar nga Banka e Shqipërisë ka rezultuar se rreth 80 % e  ndërmarrjeve nuk e kanë zgjeruar aktivitetin dhe nuk kanë në plan rrisin investimet. Ndërkohë si problematikë kryesore në punën e tyre kanë deklaruar se është gjetja e tregut dhe konkurrenca.

Ndërmarrjet bujqësore në Shqipëri janë në një situatë ngërçi. Banka e Shqipërisë ka publikuar një vrojtim ku theksohet se këto biznese hasen më një sërë vështirësish. Kreditimi vijon të mbetet një ndër pengesat kryesore për këtë sektor.

Vetë sipërmarrjet deklarojnë se se  barra  e  huasë  është  e  shtrenjtë dhe  raportojnë  se  66%  e  rasteve  të  aplikimit  për  financim  nuk  janë  miratuar.

Ndërmarrjet bujqësore me hua shprehen se kryesisht e kanë marrë nga bankat, nga persona fizikë dhe nga institucione financiare jobanka. Huaja e marrë është përdorur më së shumti për të përballuar shpenzimet korrente.

Ndërmarrjet bujqësore pohojnë   se   përgjithësisht   shitjet   dhe   rezultati   financiar   gjatë 2017 ka mbetur i pandryshuar ose ka rënë në krahasim me atë të një gjashtëmujori më parë.

Përsa  i  përket  zgjerimit  të  aktivitetit  apo  investimeve,  pjesa  më  e  madhe  e  ndërmarrjeve  bujqësore  (79%  e  tyre)  pohojnë  që  as  nuk  e  kanë  zgjeruar  aktivitetin  dhe as nuk do ta ndryshojnë aktivitetin apo investimet. Ndërmarrjet bujqësore evidentojnë se faktorë të tjerë si  gjetja e tregut,  konkurrenca  dhe  kostoja  e  financimit  janë  ndër  problemet  kryesore me të cilat ato janë përballur.

EMISIONET