Inter beson dhe feston! Zikaltërit kanë marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme ndaj Sampdorias, me të besuarit e Luciano Spallettit që i janë gëzuar këmbëve të Marcelo Brozovic për të mposhtur 1-0 xhenovezët.

Në "Luigi Ferraris" u luajt një takim shumë dramatik, me sistemin VAR që po rezultonte deciziv deri në minutën e 94, pasi kishte anuluar 3 gola, dy prej të cilëve në favor të Interit.

Megjithatë zikaltërit besuan deri në fund te triumfi, dhe në goditjen e fundit nga këndi, Brozovic përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe me ndihmën e një devijimi nga mbrojtja vendase tundi rrjetën.

Me këtë fitore Inter i bashkohet Sampdorias në kuotën e 7-të pikëve, me dy skuadrat që ndajnë vendet 6-të dhe 7-të në klasifikimin e Seria A.

/Ora News.tv/