"Britania i coptoi njerëzit", Trondit Elton John: Nuk jam një budalla dhe imperialist anglez idiot

"Britania i coptoi njerëzit", Trondit Elton John: Nuk jam

Elton John është shprehu se i vjen turp nga Britania e Madhe për votimin e daljes nga BE dhe mënyrës së trajtimit të Brexit.

Ndërsa po performonte të mërkurën në Verona, në turneun e tij të fundit botëror, këngëtari tha: "Më vjen turp nga vendi im për atë që ka bërë. I copëtoi njerëzit. I kam vdekje politikanët, veçanërisht ato britanikë. E kam vdekje Brexit. Jam evropian. Nuk jam një budalla, kolonial dhe imperialist anglez idiot."

John ka shprehur më parë shqetësimin e tij ndaj Brexit.

Në korrik të vitit 2018, ai tha: "Nuk mendoj se njerëzve në Britani iu tha e vërteta. Atyre iu premtua diçka që ishte krejtësisht qesharake dhe nuk ishte ekonomikisht praktike."

Profili i këngëtarit është aktualisht po aq i lartë sa ka qenë ndër në vite. Përpos turneut boëror, ai po përgatitet të publikojë autobiografinë e tij në vjeshtë.

EMISIONET