Britania drejt paralizimit, goditet nga stuhia "Eleanor"

Britania drejt paralizimit, goditet nga stuhia "Eleanor"

Britania e Madhe është goditur nga stuhia "Eleanor", e cila ka lënë pa energjie elektrike shumë banorë, ndërsa është rrezikuar edhe jeta e shumë njerëzve.

Këtë mëngjes shumë udhëtime janë anuluar pasi edhe forca e dallgëve të detit ishte shumë e mëdha.

Shoferët u përballën me vonesa në rrugën M5 gjatë natës dhe në  mëngjes pasi dy kamionë u përmbysën gjatë stuhisë Eleanor.

Një paralajmërim i verdhë është lëshuar për Irlandën e Veriut, Anglinë, Uellsin dhe skajet jugore të Skocisë.

Gjithashtu është paralajmëruar për ura të mbyllura, ndërprerje të energjisë dhe ndërprerje të valëve të telefonave, duke shkaktuar një kaos. 

EMISIONET