Policia britanike është vënë në ndjekje të dy shqiptarëve të cilët dyshohen për armëmbajtje pa leje dhe drogë në Brighton dhe Hove.

Mediat britanik duke iu referuar policisë thonë se dy të rinjtë shqiptarë  janë Orges Dema dhe Olsi Fizzlaj nga 20 vjeç.

Ata ishin arrestuar në dhjetor të vitit 2016 në këtë qytet, por  liruan me kusht për hetime të mëtejshme; megjithatë, të dy nuk përmbushën detyrimin për t’u dorëzuar në shkurt 2017.

Deri tani nuk ka ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e dy të rinjve, duke aluduar se ata mund të jenë edhe bashkë. 

Policia e Sussex ka bërë thirrje që kushdo që ka informacion për dy të kërkuarit të kontaktojnë policinë nëpërmjet internetit ose me telefon. 

/Ora News.tv/