Brexit pa marrëveshje? Katastrofë për Britaninë, mungesë ushqimi dhe ilaçe

Brexit pa marrëveshje? Katastrofë për Britaninë,

Disa dokumente sekrete të qeverisë britanike paralajmërojnë një paralizim në të gjithë vendin nëse Britania largohet pa marrëveshje nga BE.

Detajet nga dokumentet paralajmërojnë për mungesat e ushqimit dhe ilaçeve nëse Britania e Madhe largohet nga BE pa marrëveshje, raporton BBC.

Ministri i kabinetit Michael Gove, i cili është përgjegjës për përgatitjen e daljes pa marrëveshje tha se dokumenti ishte i vjetër dhe planifikimi i Brexit ishte përshpejtuar që kur Bors Johnson u bë kryeministër.

Rrjedhjet e këtyre dokumenteve vijnë në një kohë kur Johnson do të takohet me liderët evropian.

Kryeministri do të këmbëngulë se duhet të ketë një marrëveshje të re Brexit kur ai të zhvillojë bisedime me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

EMISIONET