Brexit dhe shansi i katërt

Brexit dhe shansi i katërt

Kryeministrja britanike, Theresa May duket se nuk është dorëzuar pas humbjes së tretë të premten në Dhomën e Komuneve, ku plani i saj i shkëputjes nga Bashkimi Europian u hodh poshtë. Burime të medieve britanike nga selia e qeverisë thonë se May po kërkon të gjejë sërish konsensus në parlament.

Zvogëlimi i diferencës së votimit të premten, nga 203 vota në janar në 58, do të thotë sipas burimeve se po shkohet në drejtimin e duhur edhe pse BE e shkurtoi kohën e largimit nga 22 maji në 12 prill.

Aktualisht, plani i qeverisë është të provojë edhe një herë ringjalljen e marrëveshjes, javën e ardhshme në Westminster. BBC thotë se ka shumë mundësi që Theresa May ta riprovojë votimin e marrëveshjes.

Pas disfatës të së premtes kryeministrja May tha se votimi do të ketë “pasoja të rënda dhe ligjore", pasi tani nuk ka më kohë të mjaftueshme për të ndryshuar ligjin e për të shmangur një Brexit pa marrëveshje.

 Ndërkohë udhëheqësi i Laburistëve Jeremy Corbyn bëri thirrje që kryeministrja të japë dorëheqjen dhe të thërrasë zgjedhjet e parakohshme. Duke reaguar pas përgjigjur votimit, presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk njoftoi mbledhjen e Këshillit Europian më 10 prill.

EMISIONET