Breshëri la Fierin pa prodhim, dëmton 52 ha të mbjella

Breshëri la Fierin pa prodhim, dëmton 52 ha të mbjella

Breshëri i pazakontë pranveror i së martës, 8 maj 2018, ende nuk ka shkrirë në fshatrat e njësisë administrative Cakran në Fier. 

Stuhia u ka dëmtuar disa dhjetra hektarë me vreshta, pemë frutore dhe kultura bujqësore, ndaj fermerëve këtë të mërkurë u duhej vetëm të evidentonin dëmet dhe çfarë mund të bëjne për të shpëtuar atë që ka mbetur.

Më të prekurit janë fermerët në Vreshtaz, Gorishovë dhe Korceraj, ku thuajse gjithçka e sezonit është dëmtuar. 

Fermerët flasin për falimentim dhe kërkojnë ndihmën e shtetit, pasi siç thonë me të ardhurat e kulturave bujqësore mbanin familjet.

Ata parashikojnë se pasojat do të jenë afatgjata, pasi sipas tyre vreshat dhe drurët frutorë do të kërkojnë tre sezone për rihyrë në prodhim.

Drejtoria e Bujqësisë Fier në përgjigje të interesit të medias tha se sipërfaqja e dëmtuar përllogaritet rreth 52 hektarë, por pa dhënë asnjë detaj nesë do të ketë ndihmë ndaj fermerëve të dëmtuar.

 

EMISIONET