Hetimet, brenda nëntorit merret vendimi përfundimtar për ish-ministrin Tahiri

Hetimet, brenda nëntorit merret vendimi përfundimtar për

Burime të Ora News bëjnë të ditur se brenda nëntorit Prokuroria për Krime të Rënda do të marrë vendimin nëse në Shqipëri do të pushohet hetimi për ish-ministrin Tahiri apo do të ngrihet një akuzë ndaj tij.

Ky vendim vjen pasi organi i akuzës administroi si provë vendimin e pushimit të hetimeve të Italisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ky vendim u dorëzua nga Tahiri dhe avokati i tij pak ditë më parë, në të cilin Italia pas hetimeve vendosi të mos ngrejë asnjë akuzë ndaj Saimir Tahirit.

Gjykata e Katanias pushoi hetimet ndaj Saimir Tahirit, ndërkohë prokuroria shqiptare pak kohë më parë shtyu hetimet për herë të katërt në pritje të letërporosive.

Sipas hetimeve italiane për ish-ministrin nuk kanë gjetur prova  që ai të jetë i përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj.

Brenda nëntorit prokuroria do marrë vendim nëse do e çojë në gjyq apo do pushojë dosjen si pala italiane. 

EMISIONET