Banda e vrasësve 'Djemtë e çmendur' në Venezuelë, jetojnë duke rrëmbyer në një nga qytetet më të dhunshme të botës, Caracas. Ata bëjnë para duke rrëmbyer qytetarët e thjeshtë në rrugë dhe duke kërkuar shpërblime që mund të jenë po aq sa një makinë apo një orë. Por artikuj të tillë, që duket sikur kanë pak kosto, në një shtet të varfër, kanë jo pak përfitim dhe rëndësi.

Gangster i Caracas, El Negrito, 24 vjeç, fle me një revolver argjendi nën jastëkun e tij dhe tregon se nuk e mban mend më sesa persona ka vrarë.

El Negrito në një intervistë për Associated Press, ku nuk pranon të indetifikohet dhe është fotografuar me maskë në fytyrë, tha: "Nëse zbrazni pistoletën e bëni për 18 dollarë. Nëse e humbni ose policia ta merr humbni 800 dollarë."

Ai kryeson grupin Crazy Boys, një grup që është pjesë e një rrjeti të ndërlikuar kriminal në Petare, një nga lagjet më të mëdha dhe më të frikshme të Amerikës Latine.

Gangsteri tha se grupi i tij tani kryen përafërsisht pesë rrëmbime në vit, shumë më pak krahasuar me vitet e kaluara.

Rrëmbime të tilla janë konsideruar si biznes i madh.

Një viktimë kapet dhe mbahet peng për 48 orë, derisa të dashurit arrijnë të mbledhin aq para sa mund të gjejnë dhe i afërmi i tyre lihet i lirë.

El Negrito tha se shpërblimi i caktuar për një person varet nga sa kushton makina e viktimës dhe nëse kërkesat nuk plotësohen mund të përfundojë me vdekjen e personit të rrëmbyer.

Por, ashtu si shumë nga bashkëpunëtorët e tij, ai e ka menduar disa herë largimin nga Venezuela dhe emigrimin si një opsion dhe zgjidhje.

Ai tha se disa njerëz kanë braktisur botën e krimit dhe kanë kërkuar punë më të mirë jashtë vendit, nga frika e dënimeve të ashpra në vende të tjera ku ligjet janë më të forta.

Ndërsa shpjegon se po lufton për të mbështetur gruan dhe vajzën e tij të vogël, El Negrito kaloi pistoletën e tij argjendi në mes të duarve.





/Ora News.tv/