Brenda kampeve të përqendrimit të mbi 1 mln myslimanëve në Kinë

Është e pamundur të mos a pikasësh Qendrën e Trajnimit të Aftësive Profesionale në Luopu County. Atje del papritmas një kampus i madh me shumë hektarë tokë bujqësore.

Jashtë kompleksit, i rrethuar me mure prej betoni të gjatë, i veshur me tela me gjemba dhe i vëzhguar me kamerat, shihet një patrullë policore dhe disa roje me shkopinj të gjatë.

Qendra, e cila shtrihet në një autostradë, është më e madhe se shumica e fshatrave përreth - rreth 170.000 metra katrorë. Në një flamur mbi një ndërtesë shkruhet: "Ruaj unitetin etnik".

Gjysmë duzina njerëz qëndrojnë në anë të rrugës. Askush nuk është i gatshëm të thotë saktësisht se çfarë është ky objekt burgu apo pse ata janë duke pritur në perimetrin e tij.

"Nuk e dimë", thotë një grua më e vjetër. Një grua tjetër ka ardhur për të parë vëllain e saj por refuzon të thotë më shumë. Një vajzë e re me dy vëllezërit e saj njofton se kanë ardhur për të parë babanë. Nëna e saj e shpejton.

Ata hezitojnë të flasin për shkak se ndërtesa nuk është një burg apo universitet formal, por një kamp internimi ku pakicat myslimane, kryesisht ujgurët, dërgohen kundër vullnetit të tyre dhe pa gjyq për muaj apo edhe vite.

Hulumtuesit dhe banorët thonë se jugu i Xinjiangut, ku ndodhet Qendra e Trajnimit të Aftësive Profesionale në Qarkun Nr. 1 në Luopu, është zgjedhur nga qeveria si kryeqendra e goditjes ndaj muslimanëve për shkak të densitetit të ujgurëve në këtë zonë dhe largësinë që ka ajo nga qytetet e mëdha.

"Ne kemi një fjalë në Hotan: Nëse shkoni në një kamp përqendrimi në Luopu, nuk do të dilni kurrë", tha Adil Awut, nga Hotan City, i cili tani jeton jashtë shtetit.

Në dhjetor, Kombet e Bashkuara kërkuan qasje të drejtpërdrejtë në kampe, pasi një panel tha se kishte marrë "raporte të besueshme" se 1,1 milion Ujgur, Kazakë, Hui dhe pakica të tjera etnike ishin ndaluar.

Pekini i ka mbrojtur në mënyrë agresive politikat e saj dhe ka kërkuar të portretizojë kampet si të duhura.

Udhëheqësit e Ujgurve paralajmërojnë se veprimet e Kinës mund të jenë 'pararendëse e gjenocidit'

Një realitet shumë i ndryshëm shfaqet në Luopu, i njohur edhe si qarku i Lop, ku intervistat e Guardian me banorët e tanishëm dhe të mëparshëm dhe analizat e dokumenteve publike zbulojnë detaje të reja rreth fushatës së vazhdueshme të qeverisë në një nga zonat më të prekura të Xinjiang.

Autoritetet lokale po zgjerojnë kampet e përqendrimit, duke rritur mbikëqyrjen dhe policimin, dhe ngritjen e komiteteve të lagjeve duke denoncuar banorët nëpërmjet kërcënimeve, forcës dhe stimujve financiarë.

/Me shkurtime nga "Guardian"/

EMISIONET