Breakdancing pjesë e Lojërave Olimplike 2024

Breakdancing pjesë e Lojërave Olimplike 2024

Breakdancing është propozuar për tu bërë pjesë e Lojërave Olimpike të Parisit në vitin 2024, njoftuan organizatorët.

Breakdance është midis katër sporteve që organizatorët do t'i propozojnë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), përfshirë sërfin, alpinizmin dhe skateboard, që do debutojnë në Tokio 2020.

Sportet e bilardos dhe shahut dështuan për tu bërë pjesë e Lojërave të Parisit.

Breakdancing u përfshi në Lojrat Olimpike Rinore në Buenos Aires në vitin 2018.

IOC do marrë në konsideratë propozimin dhe duhet të marrë një vendim deri në dhjetor 2020.

EMISIONET