Brazili tregon dhëmbët, mposht pastër Rusinë në "Luzhniki"
Brazili nuk fal as në miqësore.
Samba braziliane triumfuan në stadiumin "Luzhniki Arena" kundër Rusisë me rezultat e thellë 3-0, duke i dhënë një paralajmërim të fortë rivalëve për Botërorin që do startoj në muajin qershor.
“Selecaos” gjatë gjithë ndeshjes dominuan ndaj kundërshtarit, ndërsa Gabriel Jesus dhe Willian kishin raste të pastra për amerikano-jugorët në 45 minutshin e parë, por që nuk u treguan të saktë para portës së vendasve.
Në pjesën e dytë, të besuarit e trajnerit Tite realizuan tre gola duke shkatërruar të përzgjedhurit e trajnerit Stanislav Cherchesov.
Joao Miranda hapi serinë e golave për Brazilin në të 53 minutë, ndërsa pas nëntë minutave realizoi edhe Philippe Coutinho nga pika e bardhë.
Futbollisti i Barcelonës, Paulinho shënoi golin e tretë për "Selecao" në 66 minutë pas një asistimi të Willianit.