Brazili nxjerr ushtrinë në rrugë për të luftuar bandat kriminale

Brazili nxjerr ushtrinë në rrugë për të luftuar bandat

Rreth 300 trupa janë dërguar në qytetin verior të Fortalezës për të menaxhuar rritjen e dhunës kriminale në vend, thanë  autoritetet.

Ushtarët do të patrullojnë atje dhe në të gjithë shtetin e Kearës, në një përpjekje për të ndalur sulmet ndaj dyqaneve, bankave dhe autobusëve.

Ministria e Drejtësisë urdhëroi vendosjen e posaçme pas dhjetëra sulmeve këtë javë.

Sulmet janë një protestë kundër masave të reja dhe më të ashpra në burgjet lokale, të kontrolluara gjerësisht nga bandat kriminale.

Autoritetet e burgjeve në shtet kanë bllokuar sinjalet e telefonisë celulare brenda burgjeve dhe kanë përfunduar një politikë të ndarjes së të burgosurve nga përkatësia e bandës.

Dislokimi i trupave vjen vetëm disa ditë pas inaugurimit të presidentit Jair Bolsonaro, i cili u zgjodh në detyrë për premtimin për të luftuar krimin e shfrenuar në vend.

EMISIONET