Braida: Krenar që solla një lojtar si Kaka tek Milani

Braida: Krenar që solla një lojtar si Kaka tek Milani

Ariedo Braida është një emër i njohur për opinionin sportiv, me 71 vjeçarin që pas “varjes së këpucëve në gozhdë” ka luajtur rolin e zbulimit të talenteve. Në vitin 2003 Braida punonte pranë klubit të Milanit dhe atë vit, zbuluesi i talenteve që aktualisht është i afërt me Barcelonën, bëri të mundur transferimin e Rikardo Kaka në Milan.

Në një intervistë për mediat italiane, Braida tregon prapaskenat dhe marrëdhënien fantastike të tij me ish yllin brazilian që vetëm pak ditë më parë i dha lamtumirë fushës së blertë.

“Jam krenar që kam sjellur Kaka në Milan. Kam një raport special me të, me babain e tij, me mamanë e tij dhe vëllain e tij Digao qe edhe ai ka luajtur ne Itali. Ne vitin 2003 ai ende nuk ishte vlerësuar për vlerat e tij dhe për klasin. Më kujtohet që kishte disa probleme në Brazil dhe kështu nuk kushtonte shumë.

"8 milionë e gjysëm ishin nje shifër normale, e kemi parë gjatë dhe kemi reaguar. Kaka është dhe lojtari që Milani ka shitur me çmimin më të lartë. Në 2009 është shitur në Real Madrid për 67.2 milionë euro. Në janar te atij viti ne kishim nje akord me Manchester City për 105 milione euro por ai preferoi te qëndronte.

"Ka bere historine, nje lojtar i madh qe ishte protagonist me ndeshjet dhe golat e tij. Pika me e larte ka qene sigurisht ne Manchester. Te gjithe kujtojne golin e tij, dhe jo rezultatin. Ne e kemi humbur kete ndeshje, por per fat te mire e kemi permbysur rezultatin ne ndeshjen e kthimit dhe kemi fluturuar drejt Athines për të fituar Ligen e Kampioneve."-përfundoi 71 vjeçari Braida.

EMISIONET