Brad Pitt ndjen keqardhje për divorcin me Jennifer Aniston

Brad Pitt ndjen keqardhje për divorcin me Jennifer Aniston

Nëse Brad Pitt do të kthehej pas në kohë do të divorcohej ndryshe nga Jennifer Aniston.

Sipas një burimi aktorit i vjen keq për mënyrën sesi u nda nga Jennifer.

Ndërsa shtoi se i kërkoi falje aktores shumë kohë më parë dhe ajo e fali.

Brad dhe Aniston i dhanë fund martesës 5 vjeçare në tetor 2015. Por ata u bashkuan për të festuar 50 vjetorin e lindjes së Aniston në Sunset Tower në West Hollywood të shtunën (9 shkurt), së bashku me një sërë miqsh përfshirë George Clooney, Sandra Bullock dhe Katy Perry.

"Brad i dha Jen një përqafim të madh,"-tha burimi, duke vënë në dukje se të gjithë të ftuarit u habitën kur e panë atje.

Një muaj pasi Jen dhe Brad finalizuan divorcin, aktori u zhvendos për të jetuar me  Angelina Jolie, me të cilën u nda në vitin 2016 pas 11 vitesh së bashku.

Ndërkohë Aniston u martua me Justin Theroux në gusht 2015 dhe u ndanë në shkurt të 2018.

Marrëdhënia mes Jen dhe Pitt u zbut në maj të 2016 kur nëna e Aniston,  Nancy Dow vdiq.

"Brad kontaktoi me Jen pasi nëna e saj vdiq, dhe ajo u prek nga fakti që Pitt e dinte se çfarë dhimbje po kalonte."

EMISIONET