Braçe letër Tatimeve për FSHF: Dua informacion nga 2010 për pagat, punësimet…

Deputeti socialist, Erjon Braçe, kërkon informacion nga Tatimet për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ai i është drejtuar me nje leter Drejtores së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ku i kërkon zyrtarisht që ta informojë atë në cilësinë e deputetit të Shqipërisë për

- Listën e të punësuarve dhe të kontraktuarve nga FSHF prej vitit 2010 deri në janar të 2018-ës

- Tatim në burim për të ardhurat nga paga, shpërblimet, bonuset për secilin nga viti 2010 deri në janar të vitit 2018

Shkresa e kreut të Komisionit të Ekonomisë drejtuar Drejtorisë së Tatimeve mban datën 13 shkurt 2018.

 

EMISIONET