Koncesioni i skanimit në dogana ose Rapiskan pritet të nënshtrihet një hetimi nga Ministria e Finacave dhe e Ekonomisë. Kërkesa ka ardhur nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë sipas të cilit aktualisht janë zbuluar fakte të reja që tregojnë se ka pasur abuzime.

Erjon Braçe: Jam i detyruar ti drejtohem me një shkresë zyrtare Ministrit për Ekonominë dhe  Financave për të nisur hetimin e menjëhershëm të të gjitha të dhënave, fakteve, të dala në publik gjatë ditëve të fundit në mbështetje të dyshimeve tashmë të konfirmuara për praktika korruptive në procedurën e ndjekur për dhënien e këtij koncesioni

Erjon Braçe deklaroi se midis fakteve kanë edhe një memo ku ish-ministri i Financave, Ridvan Bode njoftonte në atë kohë kreun e qeverisë, Sali Berisha se marrëveshja kishte shkelje

Erjon Braçe: Është Memo e ish-Ministrit të Financave, Ridvan Bode, drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha ku e vë në dijeni të fakteve që sapo thashë. Në mënyrë të qartë i thotë se ka diferenca të mëdha nga termat financiarë nga propozimi i pa kërkuar deri tek kontrata.

Kreu i Komisionit ngriti si shqetësim edhe faktin që prokuroria nuk ka marrë në hetim këtë çështje.

Erjon Braçe: Asgjë nuk e pengon Prokurorinë e Republikës që në mënyrë proaktive të fillojë hetimin për këtë çështje. Nëse nuk kanë dokumenta vihem në dispozicion të tyre tu jap të gjithë dosjen me firmë, me vulë, të njomë, të panjomë, si ti duan.

Vetëm pak ditë më parë në lidhje me këtë koncesion pati akuza për ryfshet në marrjen e kontratës.

Carson Blog ka deklaruar në një intervistë për Bloomberg se kompania OSI System që ka 51% të aksioneve ka paguar një ryshfet që arrinte në pothuajse gjysmën e vlerës kontratës dhe kap një shifër rreth 100 milionë euro.

/Ora News.tv/