Në komisionin e Ekonominë dhe Financat vijoi sot prezantimi i pr/ligjeve të Paketës Fiskale.

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj debatoi me kreun e komisionit Erjon Braçe lidhur me unifikimin e tarifave doganore.

Arben Ahmetaj: Unifikimi nuk sjell diferencim. Kjo nuk është hera e parë që përdorim tarifën si instrument.  Nuk shoh asnjë shqetësim, sa i takon MSA.

Erjon Brace: Mua nuk më shkon të pranoj këtë logjikë, në momentin  që dogana ka vështirësi të bëjë detyrën. Nëse dogana ka vështirësi të bëjë detyrën, të kthehet të bëjë detyrën, jo të prishim një politikë të vendosur këtu dhe që buron nga dokumente dhe angazhime nga BE e komunitete. Nga relacioni kuptoj se pavarësisht se nga pjesa më e madhe e produkteve frigoriferike vijnë nga Kina, Rumania, Polonia, të gjitha pothuajse 77%  e tyre zhdoganohen në katër kode që kanë  tarifën 2%.

Kjo është çështje e administrimit dhe çështjet e administrimit rregullohen duke përmirësuar shërbimin dhe administrimin në doganë  dhe jo duke bërë këtë gjë. Mendoj se këtu po ndikohet drejtëpërdrejtë në biznesin e këtyre njerëzve që merren me këtë punë.

Për të luftuar këtë pjesën e abuzimit që mblidh produkte dhe futi në këto katër kode, puna në doganë të shumëfishohet me qëllim që të mos lejohet shpërdorimi i kësaj politike në këto nivele. Pa asnjë lloj diskutimi po të rrisim tarifën nga 2 në 10 % thjesht për nevoja administrimi i bie pak shtrenjtë.

Arben Ahmetaj: Nuk po bëjmë diferencim për të ndihmuar bizneset por po unifikojmë tarifat. 50 % e këtyre mallrave vijnë nga Kina. Ne po mbyllim një mundësi evazioni.

Erjon Brace: Ne duhet ti themi administratës doganore që produktet që vijnë nga Kina ti akomodojnë në kodet respektive pikërisht për këtë gjë. Të mos i akomodojë produktet në ato kode ku ka interes për favore. E para, pastaj i pranojmë çdo lloj kërkese. Kështu i bie të prishim çdo lloj politike për shkak të nevojave të administrimit në institucionet tona fiskale. Ky është problem. Se do vijmë në një ligj tjetër dhe do bëjmë këtë logjikë, që për nevoja të administrimit të bëjmë këtë gjë dhe natyrisht dëmtojmë.

Arben AhmetajAkomodimi në kode nuk është artificial

Erjon Brace: Nga relacioni thuhet se është abuziv. Në vend që të akomodohen me tarifën 10% çohet në 2 %

Arben Ahmetaj: Nuk ka të bëjë me administratën doganore që abuzon por me sipërmarrjen që luan me të dy tarifat

Erjon Braçe: Mos e lejoni.

Arben Ahmetaj: Sepse ne nuk jemi në nivelin...

E ndërpret Erjon Brace: Administrimin e kemi ne zoti ministër. Çështë kjo sipërmarrje që e udhëheq administrimin. Administrimi është publik i shtetit, mbaron këtu historia. Sipërmarrja të mësohet. Me gjithë favoret që kemi bërë gjatë gjithë kësaj periudhe të kuptojë se në këtë vend nuk mund të bëhet biznes pa paguar asgjë. Do bëhet biznes duke paguar detyrimet shtetërore. Ç'është kjo?!

Arben Ahmetaj: Më ndërpreve.

Erjon Braçe: Më fal.  Janë  mes 70 mijë dhe 20 mijë është raporti .. pra ka devijjuar tek   2%

Ndërhyn Braçe ...

Arben Ahmetaj: Nuk besoj se do më kërkosh prapë ndjesë se do më vësh në siklet.

Erjon Brace: Ju kërkoj ndjesë prapë

Arben Ahmetaj: Po hë..

 Erjon Brace: Për ta mbyllur që të mos ju kërkoj më ndjesë. Dmth për shkak të abuzimit thoni ju në relacion ka përfunduar në këtë pikë. 

Arben AhmetajMë ndiq logjikën. Sipërmarrja tenton, është një betejë e pafundme që bën për të shmangur...

Ndërhyn Erjon Brace por pa mikrofon

Arben Ahmetaj: Aman mos më kërko më të falur. Të betohem.

Erjon Brace: Është turp që po diskutojmë për frigoriferë, se kjo çështja e frigoriferëve është kthyer si çështja e tapave të shisheve të birrës, që sa herë kishim paketa fiskale një herë vinte etiketa, një herë tapa, një herë ajo. Aman pash Zotin.

Arben Ahmetaj: Ke shumë të drejtë prandaj ne po e unifikojmë që të mos ketë më tapa e shishe. Qëllimi është që të gjithë mallrat, pra 90 mijë njësitë të tarifohen një lloj. Me ju jam, që të mos kemi tapa e shishe. Unë dhe ti nuk kemi rast të jemi marrë me tapa e shishe. Kjo është standarditizimi.

Erjon Brace: Ne e kemi dëgjuar se ishim në opozitë. Po unë nuk kuptoj pse nuk bëhet nga 10 në 2 por bëhet nga 2% në 10%

Arben Ahmetaj: Po nuk duam të humbasim të ardhura.

Erjon Brace: Këto produkte që vijnë në këto 4 kode me cfarë produktesh vijnë, më të shtrenjta apo më të ulëta.

Arben Ahmetaj: Varet por më të ulëta. I kam kërkuar tatimeve të bëjnë një investigim të një dosje, vihen me gjysmën e çmimit. E kam ndjekur një vit rresht. Një mall futej nga Bullgaria në një zonë të lirë ekonomike në Serbi, hynin me 300 dollarë, i njëjti madh me të njëjtin operator dilte nga zona ekonomike me 150 dollarë dhe vinte në Shqipëri me 150 dollarë sepse ishte filtruar në një zonë ekonomike me gjysmën e vlerës. Një vit i kam qëndruar në kokë adminsitratës dhe doganës dhe tatimeve për ta parë si fenomen. Ishte është dhe po luftohet ky fenonem jo i radhë. Unë besoj se unifikimi na ndihmon dhe nuk cënon. Si dhe për të mos u marrë me shishen veç e tapën veç

Erjon Braçe: Faleminderit nuk po e zgjas më se këtu hyjnë produkte me nga 60 euro por po e lë këtë pjesë.

Sot ishin ne rend të dites:

1. Miratimi i procesverbalit;

2. Prezantimi i projektligjeve të Paketës Fiskale:

•           Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 61/2012 ‘Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”

•           Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr.9920, datë 19.5.2008, “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”

•           Projektligji ‘Për një ndryshim në Ligjin Nr. 9981, datë 8.09.2008, ‘Për miratimin e niveleve të Tarifës Doganore’, të ndryshuar”

•           Projektligjit, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”

/Ora News.tv/