Ish-zëvendës ministri i Energjisë dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo u përfshi në debat me deputeten e PS-së, Milva Ekonomi në studion e lajmeve në RTV Ora.

Zanafilla e debatit u bë akuza se PD kishte dërguar në Gjermani dosjen, një ditë para se të jepej vendimi për zgjerimin e BE-së.

Eno Bozdo: Pavarësisht se çfarë flet mazhoranca betohet dhe përbetohet për reformën në drejtësi, të gjitha çfarë shohim nga emërimi i Prokurores së Përgjithshme të përkohshme është një partizane, skalioniste politike dhe asgjë tjetër, që merr urdhëra dhe përdoret në mënyrën më të keqe politike. Deri tek të gjitha veprimet e tjera q ëtregojnë që Edi Rama këtë boshllëk e ka të programuar dhe është duke e lëvizur në interesin e vet politik.

Lëvizja e fundit që ka bërë me komisionin hetimor parlamentar është një lëvizje fare mirë atë që bëri me KQZ që për një çast e shpalli Gjykatë Kushtetuese, e cila  mori dekretin e presidentit dhe vlerësoi që ishte antikushtetues. Mund ta bëjë sërish mund të jetë KQZ ajo që vlerëson që Meta ka shkelur Kushtetutën dhe KAZ mund të marrë një vendim në emër të Gjykatës Kushtetuese për ta shkarkuar Ilir Metën. Ky është një shtet i absurdit tashmë. Për fat të mirë absurdi ka ardhur aty ku nuk mban më dhe kur vjen në maksimum është fundi.

Milva Ekonomi: Sa i takon Prokurores që është një partizane. Në fakt ju keni të drejtë që mendoni që Prokurorja është partizane, sepse një nga prokuroret që kishte një nga dosjet më të rëndësishme, e mbajti 3 vjet dhe e solli në zyrat tuaja.

Eno Bozdo: Nga e dini këtë ju? Kush jua tha?

Milva Ekonomi: Doli në shtyp. Zyra juaj e përdori.

Eno Bozdo: Përgjegjësin që ka bërë këtë gjë merreni hetojeni dhe çojeni para drejtësisë. Bëjeni ju lutem.

Milva Ekonomi: Ne këtë po bëjmë. Prandaj Prokurori hetoi vetëm nga shtabi i PS dhe jo nga PD. Dhe prandaj ajo dosje u çua në Gjermani një ditë para se të bëhej diskutimi për zgjerimin e BE-së.


/Ora News.tv/