Botërori i Formula 1, Sebastian Vettel: Skuderisë ja shpërblej me titull

Botërori i Formula 1, Sebastian Vettel: Skuderisë ja shpërblej me

Pak ditë nga starti zyrtar i Formula 1, piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel flet me nota optimizmi përpara nisjes së Botërorit.

Në intervistën dhënë për “Sport Bild”, gjermani 4 herë kampion bote nuk e ka fshehur motivimin e madh që ekziston brenda skuderisë italine, që kërkon me çdo kusht të sjellë në Maranello titullin e kampionit për pilotë, që mungon prej vitit 2007.

Te Ferrari jemi të gjithë të motivuar, madje edhe unë përpiqem të ushtroj presion te vetja ime. Gjëja më e rëndësishme është të mbetemi të bashkuar si skuadër dhe të kemi një objektiv të qartë. Pasioni i njerëzve brenda Ferrarit është i ndjeshëm dhe të gjithë po sakrifikojnë diçka personale për të arritur te suksesi i ekipit”,

 “Besoj se SF71H është një bazë e mirë nga ku mund të nisemi të qetë. Tani po punojmë për t’u zhvilluar e për të gjetur çdo detaj që do ta përmirësonte edhe më shumë potencialin e makinës. Kam shumë besim te skuadra. Kemi bërë një punë të mirë deri më tani. Nuk kemi pasur asnjë problem me peshë te makina, kështu që thjesht jam argëtuar duke pilotuar.- përfundoj Sebastian Vettel.

Botërori i Formula 1 starton pas dy javësh në pistën e Melbourne.

EMISIONET